Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Qytetarët e nderit
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Rifat Jashari



Rifat Jashari është i vetmi vëlla i mbijetuar nga familja Jashari.Ai njihet për kontributin e tij në rritjen e pasardhësve të familjes Jashari

Me 5 Mars, 1998 herët në mëngjes forca të shumta policore dhe ushtarake serbe me mjete të blinduara, sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz. 
Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, luftuan përgjatë 3 ditëve, 5, 6 dhe 7 Marsit, për të rënë heroikisht në altarin e lirisë. 
Nga luftimet të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij u vranë 20 anëtarë në mesin e tyre 10 fëmijë. 

Ngjarjet e 5,6 dhe 7 Marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe bashkimin e shqiptarëve për t’i dhënë fund regjimit serb.
Kjo betejë që pas luftës u quajt Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bë simbol i luftës për liri i gjithë popullit të Kosovës dhe simbol i pavdekshmërisë së heroit kombëtar dhe familjes së tij. Lufta dhe qëndresa titanike në Prekaz kishte dhënë kushtrimin në të gjitha trojet shqiptare për të rrokur armët kundër pushtuesit.

 

Çdo vit më 5,6 dhe 7 mars mbahet Epopeja e UÇK-së ku qytetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare mësyjnë Prekazin për t’a nderuar veprën heroike të komandantit legjendar dhe familjes së tij. Këto tri ditë përshkohen me aktivitete të shumta, jo vetëm në Prekaz, por edhe në vende tjera të Kosovës ku ka zhvilluar beteja UÇK-ja. 

Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së, ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik. Familja Jashari është dhe do të mbetet sinonim i rezistencës dhe sakrificës.

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014