Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Kryetari i Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
NPK ”Sharri” -Tetovë



NDËRMARRJA PUBLIKE KOMUNALE SHARRI TETOVË

Ndërmarrja Publike Komunale SHARRI Tetovë është e themeluar me vendim të Këshillt të Komunës së Tetovës nr.08-14772/23 nga 29.12.2023, e organizuar si ndërrmarje publike për furnizim me ujë për pije dhe menjanim e ujërave zeza në përputhje me Ligjin për Ndërrmarjet Publike. Komuna e Tetovës është themeluese e ndërmarjes dhe i ka të gjitha të drejtat dhe obligimet të cilët dalin nga Ligji për ndërmarrje publike dhe dispozitat tjera ligjore. Ndërmarrja Publike Komunale SHARI Tetovë është e themeluar për kryerjen e veprimtarisë furnizm me ujë për pije dhe menjanim e ujërave zeza urbane për territorin e Komunës e Tetovës. Ndërmarja ka vulën e vet, vulën katrore dhe ëmblemën.

VEPRIMTARITË THEMELORE

Veprimtaritë themelore e Ndërmarja Publike Komunale”TETOVA”Tetovë janë:
l Grumbullimi, pastrimi dhe distribuimi i ujit të pishëm
l Menjanimi i ujërave të ndotura , aktiviteteve të ngjajshme sanitare.
l Grumbullimi, përcjellja dhe trajtimi i ujërave të zeza.
Ndërmarrja Publike Komunale SHARI Tetovë është e organizuar në tre sektor edhe atë Sektori ujësjellës, Sektori kanalizim dhe Sektori për punë admnistrative.
Organet e Ndërmarrjes janë Këshilli drejtues, Këshilli mbykqirës dhe Drejtori.

Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues është organ drejtues i Ndërmarrjes të cilin e emëron gjegjësisht e shkarkon Këshilli i Komunës së Tetovës në pajtim me Ligjin për ndërmarrje publike nga radhët e profesionistëve të afirmuar dhe ekspert të njohur të fushës që është lëndë e punës në ndërmarrje, duke e pasur parasysh përfaqësimin përkatës dhe adekuat të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive. Numrin dhe përbërjea e anëtarëve të Këshillit Drejtues është 7 anëtar. Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 4 vjet. Këshilli Drejtues ka Kryetarin i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve.

Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës është organ mbykqirës -finaciar i cili është i obliguar për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës i emëron gjegjësisht i shkarkon Këshilli i Komunës së Tetovës në pajtim me ligjin. Këshilli mbykqirës ka 3 anëtar. Mandati i anëtarëve të Këshilli Mbikëqyrës zgjat 4 vjet dhe të njëjtit mund të marrin pjesë në seancën e Këshillit Drejtues. Këshilli Mbikëqyrës ka Kryetarin i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve. Për rezultatet e kontrollit të bërë Këshilli Mbikëqyrës me shkrim e njofton Këshillin Drejtues, Këshillin e Komunës të Tetovës.

Drejtori
Drejtori është organ i cili udhëheq me ndërmarrjen në pajtim me ligjin dhe statutin e ndërmarrjes. Mandati i Drejtorit është 4 vjet. Drejtorin e emëron gjegjësisht e shkarkon Kryetar i Komunës së Tetovës në pajtim me ligjin për ndëmarrje publike.
Drejtor i NPK “Sharri” – Tetovë është Valon Zeqiri
Kontakt .jkpshari@gmail.com
Facebook/NPK ”Sharri” -Tetovë/ЈКП "Шари" Тетово




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014